Një 18-vjeçar shqiptar rrëmbeu për disa ditë një 13-vjeçare greke dhe e ka përdhunuar.

Sipas mediave greke, familjarët e vajzës nuk dinin vendndodhjen e saj që nga dita e enjte dhe pasditen e djeshme babai i 13-vjeçares kërkon ndihmën e ekipit të DIAS-as për gjetjen e vajzës.

Pas kërkimeve të autoriteteve greke, rreth orës 22:00, vajza e mitur gjendet në zonën e Omonias, në gjendje të rëndë psikologjike.

Vajza tregoi se ishte njohur me një 18-vjeçar shqiptar përmes rrjeteve sociale dhe të shtunën e kaluar e kishte marrë në shtëpinë e tij në Colonos ku dhe kishin pasur marrëdhënie seksuale.

Pas hetimit nga EL.AS, u gjet dhe u arrestua 18-vjeçari.

Ai akuzohet dhe për krime të tjera si grabitje dhe zhvatje të të miturve.