Mediat greke raportojnë se katër shtetas shqiptarë dhe një turk janë arrestuar nga autoritetet e vendit të tyre pasi akuzohen se janë autor të disa vjedhjeve në kryera vitin e fundit.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, banda e hajdutëve grabisin makina, biznese dhe argjendari.
Më konkretisht, anëtarët e organizatës kanë kryer këto vepra penale:
1.Vjedhja e automjetit në shtator 2023 në zonën e Melissia.
2. Vjedhje e një argjendari në Poros Troizinia më 22.08.2023.
3. Vjedhje në një argjendari në Poros Trizinias më datë 12.05.2023.
4. Vjedhjes në një argjendari në Delphi, Focis më datë 16.12.2023.
5. Vjedhje në një argjendari në Delphi, Focis më datë 01.07.2024.
6. Vjedhja e një makine të konfiskuar në Stacionin e Policisë Salamis dhe zjarrvënia e makinës më 02-03-2024.
7.Tentativë vjedhjes në një argjendari në Argostoli Kefalonia më datë 04.02.2024.
8. Tentativë vjedhjeje në një argjendari në Argostoli, Kefaloni më datë 17.03.2024.
9.Tentativë e vjedhjes në një argjendari në Argostoli Kefalonia më datë 04.01.2024.
Raportohet se të arrestuarit, me çështjen në ngarkim të tyre, janë dërguar në Prokurorinë Penale të Pireut për veprime të mëtejshme.