Sonte në orën 21:00 luhet takimi Manchester City-Real Madrid, i vlefshëm për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve.

Verdikti sot në “Etihad”, pas barazimit 3-3 në “Bernabeu” javën e shkuar, do të jetë i paparashikueshëm, ashtu siç gjithnjë është mes dy ekipeve: njërit që konsiderohet prej shumë vitesh favorit për ta fituar këtë trofe dhe tjetri që është rekordmeni i turneut me 14 trofe.

Në ndeshjen e sotme, Ancelotti është detyruar të bëjë një ndryshim në krahasim me një javë më parë, pasi në vend të Tchouamenit të pezulluar për kartonë, luan Naço nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Ake, Rodrigo, De Bruyne, Foden, Silva, Grealish, Haaland

REAL MADRID: Lunin; Mendi, Naço, Rudiger, Carvahal; Kroos, Camavinga, Valverde; Bellingham; Vinicius, Rodrigo