Pesë të burgosur kanë arritur të arratisen nga një burg i Chanias në Kretë të Greqisë.

Protothema.gr shkruan se autoritetet e policisë së Chanias janë vënë në alarm pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm.

Të arratisurit janë katër shqiptarë dhe një pakistanez, të cilët u transferuan nga Athina të shtunën e kaluar dhe sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Chania.

Policia ka nisur një aksion për kapjen e tyre. Vlen të theksohet se ata ishin të dënuar për krime të rënda si vrasje, grabitje dhe trafik droge.