Një krim brenda familjes ka ndodhur në një familje në Kretë të Greqisë, ku burri shqiptar ka vrarë bashkëshorten me origjinë rumune.

39-vjeçari shqiptar, Gentian Mino vrau partneren e tij rumune, Jana Bajan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 sipas kohës lokale në banesën e çiftit. Autori 39-vjeçar shqiptar qëlloi me armë gruan e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas mediave greke, dyshohet se shqiptari ka qenë në gjendje të dehur kur vrau me armë gruan. Pas krimit, ai e telefonoi vetë policinë.

Në vendngjarje shkoi policia, ku konstatoi trupin e pajetë të gruas rumune dhe arrestoi 39-vjeçarin shqiptar, i cili e pranoi krimin.