Dita pa makina ne Gjirokaster ka shkaktuar kaos dhe konfuzion tek qytetaret, apo dhe drejtuesit e mjeteve te cilet nuk i’u bashkuan kesaj nisme te njeanshme te vendosur nga Bashkia e Gjirokastres.

Rruget kryesore ne qytet jane izoluar nga patrullat e policise rrugore dhe asaj bashkiake te cilat ne shume raste jane bere objekt debati me qytetare te zakonshem, te cilet kane dashur te qarkullojne me mjet ne rruget kryesore.

Funksionale kane qene vetem rruget sekondare te cilat kane krijuar dhe anomali ne qarkullim.

‘Dita Pa Makina’ ishte nisma e ndermarre nga Bashkia e Gjirokastres per sot.