Specialistët për Hetimin e Krimit Kirbenetik Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 63 vjeç, banues në Amerikë, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 34-vjeçareje, për të hapur një llogari false me emrin e saj, në rrjetin social “Tik Tok”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.