Eshte arrestuar nga uniformat blu te Gjirokastres, organizatori i kalimit te emigranteve me menyre te paligjshme te kufirit.

Behet fjale per 47-vjeçarin Napolon Maluqi, nga fshati Dervician, Gjirokaster.

Njoftimi i policise:

Vijon operacioni “Road Guard”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 38”.

Organizonte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet, 5 aparate celulare dhe një sasi parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i pune policore dhe hetimore të pandërprerë disamujore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 38”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi Napolon Maluqi,  47 vjeç, banues në fshatin Dervician, Gjirokastër.

Ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ka qenë organizatori i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimeve monetare, që varionin nga 350 euro deri në 1500 euro për person. Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi N. M. është organizator i rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm për kalim të paligjshëm të kufirit, që janë goditur gjatë operacioneve policore “Road Guard 32”, “Road Guard 33”, “Road Guard 35” dhe “Road Guard 36”, si rezultat i të cilëve janë arrestuar shtetasit B. T.; K. H.; Ç. H; E. T.; S. V., si dhe shtetasit pakistanez M. A.; A. M. dhe J. A.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 5 aparate celulare, 870 euro dhe 10 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”,