Në Gjirokastër vazhdojnë të regjistrohen shifra të larta të personave të prekur me gripin stinor. Janë rreth 150 persona në ditë të cilët paraqiten pranë mjekut të familjes si dhe në urgjencën e spitalit rajonal “Omer Nishani” me virozat e stinës ndërsa nuk mungojnë edhe infektimet me Covod-19.q

Vazhdon paraqitja në urgjencë e shumë pacientëve të cilët kanë shqetësimet e gripit, ato janë nga më të ndryshmet, janë në ditët e ndryshme të gripit, dhe ne kemi dhënë mjekimin dhe ndihmën e parë, po kështu kemi dhënë recetë për trajtimin në shtëpi”- thotë Bledar Çela, mjek i urgjencës.

Mjekët kërkojnë nga pacientët që të bëhet kujdesa pasi është parë që gripi këtë vit zgjat më shumë se zakonisht.