Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, është paraqitur në GJKKO këtë të enjte, në seancën gjyqësore ku do të pyeten dëshmitarët e radhës për çështjen “Gërdeci”.

Fjalën e tij përpara gjykatës, Mediu e nisi me një ndjesë ndaj familjarëve të viktimave, për të cilët tha se do të donte ta zhbënte atë ngjarje, por që nuk ka forcë.

Mediu theksoi se ka përgjegjësi morale në lidhje me ngjarjen dhe për këtë ka dhënë dorëheqjen në kohën që ka ndodhur shpërthimi.

Për sa i përket përgjëgjësisë penale Mediu theksoi se është i pafajshëm dhe akuza e SPAK për “Shpërdorim detyre” është e pabazë.

Ai nënvizoi se ka qenë gjithmonë në dispozicion të drejtësisë për këtë çështje, por tashmë afatet ligjore kanë kaluar dhe çështja duhet të ishte parashkruar.