Burimet bëjnë me dije se ka ndodhur një konflikt mes dy shtetasve, në një lokal, në lagjen nr. 4,  Kavajë.

Artur Petja, 52-vjeç, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin I. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë.

33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.