Ka lindur, është rritur dhe stërvitur në Greqi dhe edhe pse me prindër shqiptarë, Gerald Gega nuk ndihet i tillë.

Kampioni i botës në kikboks për 17 vjeçarët deklaron pas triumfit se ky titull ka ngjyrat e flamurit helen dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

“Kam lindur këtu, jam stërvitur nga trajnerë grekë dhe jam shkolluar në Greqi prandaj ndihem grek. Greqia është familja dhe shtëpia ime.

Jam shumë i lumtur që kam arritur të fitoj këtë titull”.

Geraldi flet më pas për emocionet e triumfit në botëror duke theksuar se puna e bërë e ka shpërblyer dhe për këtë arritje ka bërë shumë të lumtur edhe prindërit, të cilët e kanë mbështetur në çdo hap.

Geraldi ashtu si shumë të rinj të moshës së tij, është fëmijë emigrantësh shqiptarë që prej më shumë se 30 vitesh jetojnë dhe punojnë në vendin fqinjë.