Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin “Breaking”, ku ka folur në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK, ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Lala deklaroi se Memolla, ashtu si Beleri, akuzohet pë shit-blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, megjithatë çështjet e tyre nuk kanë lidhje.

Ajo deklaroi se janë shumë kryebashkiakë që janë nën hetim, e po ashtu pritet publikimi i zyrtarëve të tjerë lokalë për të cilët SPAK do nisë hetim.

“Ka shumë ish-kryebashkiakë apo kryetarë aktualë që janë nën hetim, apo që do të hetohen. Si të thuash, është bërë si një qeveri që ndodhet në burg apo janë nën hetim. Janë shmë emra, kryebashkiaku i Krujës, i Rrogozhinës, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako etj. Për mua shit-blerja e votës duhet të ketë prioritet nga të gjitha këto akuza.”- u shpreh gazetarja Lala.