Një plantacion me fidanë kanabis është zbuluar në një zonë malore dhe të pyllëzuar në fshatin Krapsi në Janinë, ku gjatë kontrollit më pas u gjet një arsenal armësh dhe si rezultat rënë në pranga dy grekë dhe një shqiptar.

Pas aksionit policor të organizuar, pasditen e së mërkurës janë arrestuar dy grekë, një 52-vjeçar dhe një 29-vjeçar si dhe një shqiptar 50-vjeçar të cilët akuzohen për kultivimi droge dhe shkeljet e legjislacionit për armët.

Gjatë kontrollit u gjetën 47 fidanë kanabis, pajisje të cilat i përdoronin në funksion të mirëmbajtjes së tyre. U gjetën 5 armë të llojit kallashnikov, 6 pushkë gjuetie, 1 armë zjarri e llojit pistoletë, armë këto të cilat u gjetën në shtëpinë dhe kafenenë në pronësi të 52-vjeçarit grek.

Gjithashtu,policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata, 7 detonatorë dhe një fitil me djegie të ngadaltë, 3 bajoneta, 2 thika, 2961 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, 10 karikatorë dhe një shumë prej 1710 eurosh. Aktualisht policia greke po vijon hetimet për ketë çështje.

opla krapsi

EpirusPost • Ειδήσεις, Ιωάννινα, Άρτα, Πρέβεζα, Θεσπρωτία • opla krapsi1EpirusPost • Ειδήσεις, Ιωάννινα, Άρτα, Πρέβεζα, Θεσπρωτία • opla krapsi2EpirusPost • Ειδήσεις, Ιωάννινα, Άρτα, Πρέβεζα, Θεσπρωτία • opla krapsi3