Studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish në protestë, kundër ligjit që i detyron të qëndrojë 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.

Ata po protestojnë para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë përballje publike me ministren Ogerta Manastirliu, ndërsa mësohet se në Rrugën e Durrësit është bllokuar qarkullimi.

Urbanë të disa linjave që përshkojnë këtë rrugë, janë bllokuar dhe qytetarët janë detyruar të zbresin nga mjetet e transportit publik.

Gjithashtu ata kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së Ministrisë.

Studentët janë të vendosur për të vazhduar protestën derisa kërkesat e tyre të dëgjohen.