Ashtu siç e patëm paralajmëruar tre ditë më parë, Jugulajm.net sot do të publikojë provat që vërtetojnë se një prej këshilltarëve të PS në Këshilklin Bashkiak të Gjirokastrës, ka gënjyer në formularin e deklarimit të dorrëzuar në KQZ më 24 Mars 2023.

Jugulajm.net i dha mundesine Mirela Kumbaros, drejtueses politike të Qarkut Gjirokastër, si dhe PS vendore në Gjirokastër, që t’i përgjigjeshin tre pyetjeve të thjeshta të bëra publike.

Ndonëse kaluan 72 orë, heshtja e tyre arrogante, vërteton më së miri se çfarë standardi përfaqëson në publik apo dhe tek elektorati, si Kumbaro dhe familja e saj politike.

Për të shuar hamendësimet apo dhe ide të mbrapshta se pyetjet publike ishin formë presioni apo shantazhi në këmbim të ndonjë pazari, Jugulajm.net sot bën të ditur me prova këshilltarin e parë socialist, që ka gënjyer dhe fshehur të dhënat në formularin e deklarimit të dorrëzuar në KQZ.

Këshilltari në fjalë është E.K. i vitlindjes 1976, lindur e banues në Gjirokastër.

Këshilltari socialist në deklaratën e nënshkruar, ka mohuar të ketë qenë i arrestuar, dënuar apo dhe ndaluar dhe me vullnetin e tij të plotë, ka shënuar në kutinë mohuese (JO) të gjitha këto mundësi tek formulari i deklarimit të dorrëzuar në KQZ, çka mund ta shikoni këtë dokument të siguruar nga Jugulajm.net.

Në pikën (b) të këtij formulari shkruhet qartësisht se: Pasqyrimi i të dhënave të rreme në këtë formular përbën vepër penale edhe dhe dënohet me burg në bazë të nenit 190 të Kodit Penal.

Në pikën C ka një tjetër pikë ku fton organet ligjzbatuese si Prokuroria e Përgjithshme të verifikojnë nëse janë të sakta këto të dhëna të deklaruara. Rolin e organeve ligjzbatuese, ndërkaq e ka bërë Jugulajm.net, pasi Prokuroria e Përgjithshme nuk ka kohë dhe ska pasur fare kohë në këto gjashtë muaj për të bërë një verifikim kaq te thkeshte.

Formulari i nënshkruar nga E.K. nuk ka qenë i paplotë apo të linte hapësirë për të riedituar të dhënat çka mund t’a shpëtonin këshilltarin socialist nga vepra penale. Megjithatë, Jugulajm.net sjell provën e fortë që këshilltari socialist, ka qenë i arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt 2014 në Gjirokastër, ku E.K. ka bërë për spital ish bashkëshorten S.K. e cila bëri denoncimin në Policinë e Gjirokastrës. Jo vetëm kaq por në komunikatën e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës që mban datën 03 shkurt 2014, lëshuar për këtë ngjarje, konstatohet se këshilltari socialist, kishte një vit rresht që ushtronte dhunë ndaj ish bashkëshortes ndonëse kjo e fundit kishte marrë urdhër-mbrojtjeje nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Komunikata e Policisë mund t’a shikoni si më poshtë e cila nuk e identifikon me emër por thjesht me iniciale. Jugulajm.net nuk ka marrë përsipër linçimin e këshilltarit socialist, ndaj dhe e ka mbrojtur shfaqejen e emrit të tij të plotë, pasi çdokush mund të bjerë pre e shkeljes së ligjit me apo pa dëshirë, por insistimi ynë kishte të bënte me denoncimin e këtij fenomeni nga ana e PS Gjirokastër dhe e deputetes Kumbaro, pasi kjo e fundit ka dhënë pëlqimin nëmos përzgjedhjen e çdo këshilltari në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, duke i “skanuar”.

Ndoshta kriteri i Kumbaros është që PS, të përfaqësohet nga personazhe të arrestuar, dënuar apo dhe mashtrues, çka është punë për të dhe për partinë që ajo përfaqëson, por qytetarët e Gjirokastrës e kanë të drejtën për të njohur se për cilët kanë votuar e me këtë rast, del se njëri prej tyre rezulton dhunues i çertifikuar nga organet ligjzbatuese.

Ky ishte këshilltari i parë me probleme në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Janë edhe dy të tjerë çka Jugulajm.net i del e drejta për t’i bërë publike e me këtë rast, u vjen në ndihmë zgjedhësve gjirokastritë që të çelin sytë se kujt i kanë besuar votën.

Per me shume ndiqni fotot e meposhtme:Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm