Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën ‘Transballkanike’ në Vlorë.

Një automjet tip ‘Ford’ ka përplasur tek vijat e bardha një 60-vjeçar.

Fatmirësisht këmbësori mori lëndime të lehta, ndërsa drejtuesit të mjetit iu bë testi i alkoolit dhe është do të shoqërohet në komisariat.

I lënduari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore përkatëse.