Me pranga në duar është shfaqur sot kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në GJKKO, ku do t’i verifikohet masa e sigurisë dhe do të merret në pyetje.

Në këtë seancë do të verifikohen edhe masat e sigurisë për 4 të akuzuarit e tjerë, dy prej tyre ende në kërkim.

Goro u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, ku akuzohet për shpërdorim detyre.

Mësohet se para togave të zeza, Goro është shprehur: “I firmosa dokumentet për të shuar konfliktin mes banorëve”.

Jorgo Goro akuzohet se i dhuroi tokën shtetërore burrit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Sipas hetimeve, Goro, pa asnjë verifikim konkret, ka përcjellë dokumente të falsifikuara dhe tokën shtetërore ia dha bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.