Disa të moshuar po transportohen me urgjencë në në spitalin rajonal të qytetit, pasi janë asfiksuar nga tymi i flakëve që u përhap me shpejtësi.
Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur me azilin e të moshuarve.
Forcat zjarfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar në shuarjen e flakëve.
Mësohet se si të moshuarit kanë dalë jashtë të ndihmuar edhe nga stafi që kujdeset për ta dhe gjendja e tyre, duket se është tejet e vështirë.
Ata kanë pritur jashtë mbërritjën ambulanca për të marrë ndihmën e nevojshme.
Punonjësit u kanë ardhur në ndihmë atyre dhe i kanë qëndruar pranë deri në mbërritjen e mjekëve.
Ndërkohë zjarrfikësja ka shuar flakët, duke neutralizuar situatën.