Shkolla më e moçme 9-vjeçare ne Permet “Nonda Bulka”, ka festuar 115 vjetorin e krijimit te saj.

Nje aktivitet qe ka mbledhur brezat e hershem ne kete institucion te dijes dhe me fame jo vetem ne Permet apo ne jug te vendit, por ne te gjithe Shqiperine.

Perjetori i 115-të ka qene i konceptuar ne formen e promovimeve kulinare nga nxenesit e kesaj shkolle, ekspozita me punime te ndryshme pamore, koncerte, vleresime dhe kulture promovuese te zones perreth.

Drejtoresha e shkolles “Nonda Bulka”, Anida Hajredini, ka qene promovuesja dhe organizatorja e ketij eventi jubilar i rralle ne llojin e vet.

Sipas saj, nxenesit dhe stafi mesimdhenes ishin pergatitur prej kohesh per kete event i cili ka gjetur edhe mbeshtetjen e kreut te Bashkise se Permetit, Alma Hoxha.

Pjesmarresit ne kete aktivitet jane gostitur permes dhuratave simbolike qe kishin ne fokus pervjetorin e 115-të.