Është identifikuar autori i cili vendosi tritol në shtëpinë e Ilir Koçijas, 35-vjeçarit i cili vrau para pak ditësh me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas një sherri për parkim.

Raportohet se autori i vendosjes së tritolit është Florin Llana, i cili shihet në video me një kapele dhe qese në dorë, pak momente para se të vendoste tritolin në banesën e të arrestuarit për ngjarjen e rëndë.

Florin Llana është larguar me një automjet të cilin e ka marrë me qira dhe një ditë pas kryerjes së krimit ka dalë jashtë shtetit.