Teatri profesionist i Shkodrës “Migjeni”, i cili mban dhe emrin e poetit të shquar Millosh Gjergj Nikolla, do të shkrihet. Kështu ka urdhëruar kryebashkiaku socialist i bashkisë kryeqendër e veriut, duke shkaktuar indinjatë në komunitetin e artistëve.

Urdhri i Benet Becit mban datën 24 Janar dhe vetëm sot ka rrjedhur në media, duke bërë që aktorët, regjisorët dhe trupa teatrore ta kundërshtojnë fort.

Teatri profesionist i Shkodrës “Migjeni” vepron prej më shumë se 80 vitesh si një ndër teatrot më të mira të vendit tonë dhe në skenën e tij janë luajtur më shumë se 300 pramiera, me dhjetëra aktorë të shkëlqyer që janë formuar e kanë luajtur aty.

Mirëpo, sipas urdhrit të kryebashkiakut socialist të Shkodrës që nuk ka bërë ende një vit në detyrën që i besoi populli shkodran, Bashkia duhet të vijojë procedurat për shkrirjen e Teatrit “Migjeni” sepse urdhri është menjëherë i ekzekutueshëm.

Bashkë me teatrin, shkrihen dhe disa institucionet të tjera në varësi të Bashkisë së Shkodrës, si Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore, Drejtoria Ekonomike e Arsimit, Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve dhe Dega Ekonomike e Kulturës.

Vendimi i Benet Becit per te shkrire Teatrin Migjeni ne Shkoder
Vendimi i Benet Becit per te shkrire Teatrin Migjeni ne Shkoder