Një makinë tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në vendin e quajtur kthesa e ‘Lapidarit’ në Librazhd.

Në automjet ishin 3 persona, dy prej të cilëve kanë shpeëtuar mrekullisht me demtime të lehta, ndërsa njëri prej tyre paraqitet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se personi i lënduar më rëndë, është dërguar drejt spitalit të Elbasanit për ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi ka dëmtime në kokë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit me tre të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia ka qenë shkak i këtij aksidenti.