Eshte arrestuar ne flagrance nje 29 vjecar nga Gjirokastra, pasi akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ll., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 26 kapsolla detonatore.