Këngëtari dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.

Lajmin  e ka ndarë vetë ai në rrjetet sociale, ku shihet mjeti i bërë copë.

Fatmirësisht Shaba ka shpëtuar pa lëndime teksa apelon drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes.

“Ju lutem udhëtoni me kujdes, shpejtësia dhe pakujdesia mund tju kushtojë jetën. Shyqyr Zotit jam mirë”, shkruan ai në postimin e tij në Instagram.