Konfirmohet viktima e aksidentit te ndodhur sot prane fshatit Qesarat te Memaliajt.

Behet me dije se ka humbur jeten nje grua e moshes mbi 40 vjece, ende e paidentifikuar e cila eshte derguar ne morgun e Tepelenes. Njoftimi i policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.