Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, pranë fshatit Qesarat, ku si pasojë një grua ka humbur jetën, ndërsa tre persona janë plagosur.

Bëhet fjalë për Dhoksi Mango, 40 vjece, nga Përmeti e cila ka humbur jetën, ndërkohë që të plagosur janë Ledian Ibrahimi, bashkeshorti i saj po nga Permeti i shtruar ne spitalin e Gjirokastrës, si dhe dy persona të tjerë.