Një aksident automobolistik është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Elbasan- Peqin, pranë fshatit Paules, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç shihet dhe në foton e mësipërme, nga përplasja e fortë, një nga mjetet ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përmbysur në kanal. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo nga ky aksident, teksa dëmet materiale janë të shumta.

Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.