Në seancën e sotme plenare në Kuvend deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, foli për fondin që pritet të miratohet për partitë politike për zgjedhjet vendore.

Gjatë fjalës së tij deputeti Shehu tha se kjo është vjedhje që po bëhet dhe se sipas tij po përfitohen para nga disa paterica që sipas tij i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.

“Keni një projekt vendim për fondet. Vjedhje masive, mund të kalojë kjo çështje pa u diskutuar në parlament. Është krijuar një situatë e tillë ku po përfitohen paratë nga ca paterica, është një mashtrim i atyre dhe një vjedhje e qeverisë për ti paguar ata”, u shpreh Shehu.