Eksperti rrugor Gëzim Hoxha ka habitur me deklaratën e tij, duke thënë se gjobat që vendosin autoritetet rrugore për shkelje të rregullave janë shumë të ulëta.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se për parkimin e gabuar gjoba duhet të shkojë 150 mijë lekë të vjetra.

“Gjobat janë shumë të ulëta, mendoj që gjobat duhet të shtohen; cili është ndryshimi që kemi me shtetet e tjera.

Gjoba për parkimin duhet të shkojë 150 mijë lekë të vjetra”-tha ai.