Fredi Beleri ka dërguar ka reaguar nga burgu në lidhje me rezultatin që e shpalli fitues me 19 vota diferencë nga rivali i tij Gjergji Goro.

Përmes një postimi në fb, Beleri e quan rezultatin një fitore të demokracisë dhe falenderon mbështetësit e tij për burrërinë që treguan.

Ja reagimi i Belerit:

Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!