Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka lënë në fuqi vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike për periudhën 1 nëntor deri në 31 dhjetor.

Duke nisur nga java e ardhshme mbi 71 mijë familje që tejkalojnë fashën prej 800 kwh në muaj do ta paguajnë energjinë me 42 lekë kilovatorin nga 9.5 që është aktualisht. Rritja e çmimit të energjisë, prek të gjitha ato familje, që aktualisht paguajnë mbi 9 mijë e 200 lekë në muaj.

Kryetari i Entit Rregullator Petrit Ahmeti u shpreh se vendosja e fashës është një masë për të përballuar krizën energjitike.

Ndërkohë që KESH ka dalë në import për blerje energjie për të plotësuar nevojat e vendit.