Një incident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë ku një polic është vetëplagosur me arme zjarri brenda ambienteve të QSUT.
Bëhet fjalë për Shkëlqim Haxhimalin, polic në sistemin e burgjeve, i cili pas incidentit u shoqërua tek “Trauma” në gjendje të rëndë.

Aktualisht 47-vjeçari është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 në QSUT teksa ishte duke marrë shërbimin.

Ka qenë vajza e tij që e ka dërguar në spital, sepse ajo është kontaktuar e para nga vetë i plagosuri duke i thënë që është rëndë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.