Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e shembjes së tarracës së banesës në fshatin Qerret.

Policia bën me dije se ka humbur jetën 55-vjeçari Shaban Shehu, pronar i banesës, tarraca e së cilës e cila u shemb dhe e zuri poshtë, së bashku me 27-vjeçarin Albert Roshi.

Ky i fundit po kryente disa punime ndërtimi në banesën e 55-vjeçarit, në momentin që janë zënë nga tarraca.

27-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A.R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve.

Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.