Një 26-vjeçare shqiptaree identifikuar si Anila Grishaj, ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.

Mësohet se e reja, e cila ishte duke punuar në një kompani, që merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Ngjarja ka ndodhur në Pieve di Soligo, dhe sipas mediave italiane, 26-vjeçares i ka ngecur një pjesë e trupit në një prej makinerive.

Edhe pse ndërhyrja për ta ndihmuar ka qenë e shpejt, goditja nuk e ka kursyer jetën e së resë shqiptare.