Një fermë kanabisi u shkatërrua pasi policia britanike, e cila gjeti një hyrje sekrete pas një frigoriferi. Dy të rinj shqiptarë po kujdeseshin për fabrikën e drogës.

Sipas mediave britanike operacioni u zhvillua në Alnwick , Northumberland, ndërsa raportohet se disa dhoma ishin konvertuar për të rritur qindra bimë kanabisi.

Shqiptarët e arrestuar janë Klajdi Shehu 23-vjeç dhe Klajdi Miraka 33-vjeç, ky i fundit ndodhej i fshehur në papafingon e banesës.

Te dy shqiptaret u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe secili u burgos për gjashtë muaj nga gjykatësi Stephen Earl.

Avokati mbrojtjes i Mirakës u shpreh se ai “vuan nga apnea e gjumit e cila kërkon oksigjen kur fle. Ai nuk e ka marrë atë trajtim në paraburgim, pavarësisht kërkesave të shumta. Ai e di se do të kthehet në Shqipëri ku do të ketë mjekimet e tij.”

Ndërkohë avokati i Shehut tha:

“Ai erdhi nga Shqipëria duke kërkuar të punojë në mënyrë legjitime. Ai është thellësisht i penduar që ra në veprimtari kriminale dhe e zhgënjeu nënën e tij. Ai dëshiron të kthehet në shtëpi për ta mbështetur atë.”