Mëngjesin e kësaj të diele, ka nisur operacioni për shpëtimin e 43 vjeçarit Andrea Dervishi i cili ka mbetur i bllokuar gjatë gjithë natës në malet e Gramshit.

Që në orët e mbrëmshme u bë përpjekje për t’i dhënë ndihmë, por nuk arrit që të nxirrej nga shpella, megjithatë ai u mbajt në survejim.

Mësohet se para pak minutash ai është nxjerrë nga shpella e Tërvollit nga një punonjës i RENEA-s, pas një operacioni shpëtimi që ka vijuar edhe përgjatë orëve të natës.

Dervishi kishte shkuar në këtë zonë për të kërkuar florinj, kur mbeti i bllokuar pasi ishte futur brenda shpellës me një litar.

Ai ka tentuar të dalë kur ka nisur të errësohet por e ka pasur të pamundur dhe ka telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë.