Rasti i dytë me pasojë vdekjen brenda pak ditësh, në objektet në ndërtim në zonën e Shëngjinit.

Një 50-vjeçar jetën mesditën e kësaj të shtune. Burime bëjnë të ditur se Preng Gjoni, po punonte në një kantier ndërtimi kur është rrëzuar aksidentalisht.

Mësohet se atij i kanë rënë në kokë një dërrasë druri, duke bërë që të humbë jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

50-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës me një automjet privat, por ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat.

Policia ka shoqëruar dy persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.