Enkelejda Danaj është 40-vjeçarja shqiptare që u godit me thikë për vdekje në Greqi dhe u la e pajetë në mes të rrugës.

Danaj është gjetur e pajetë në rrugë në Menidi, në Greqi nga kalimtarët.

Mediat greke raportojnë se shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.

40-vjeçarja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje.

Pas identifikimit të gruas, ka rezultuar se ajo kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj, i cili tashmë është në shënjestër të autoriteteve dhe në kërkim.