Një grua rreth 50 vjeç është gjetur mëngjesin e sotëm e vrarë me thikë në banesën e saj në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” të qytetit.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasja Valdete Mamaj.

I shoqi i saj, Petrit Mamaj ka njoftuar forcat policore pasi ka gjetur trupin e pajetë. Viktima u gjet me disa plagë thike në trup. Raportohet se ajo kishte plagë edhe në gjoks.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, pasi ende nuk dihet nëse është vrasje apo vetëvrasje.

Fier/ Informacion paraprak

Më datë 08.02.2022, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, rreth orës 07:50, është gjetur nga bashkëshorti i saj, në banesë, dyshohet e vetëvrarë me mjet prerës (thikë), shtetasja V. M., 50 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.