Mer flake shtepia dy kateshe ne lagjen “Gerhot” te Gjirokastres.

Banesa i përket shtetasit Vullnet Muho.

Zjarri ka nisur ne kuzhine ne katin e dyte dhe eshte perhapur ne te gjithe banesen.

Ne vendngjarje eshte thirrur menjehere zjarrfiksja, ku eshte nderhyre ne shuarjen e flakeve si edhe policia e cila po heton shkaqet e zjarrit.

Nga zjarri ka deme te konsiderueshme materiale.