Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare, Geri Hoxha, është zhdukur pa gjurmë në qytetin Oradea, në veri-perëndim të Rumanisë.

Policia njofton se 24-vjeçari doli nga banesa më 1 dhjetor dhe prej atij momenti ka humbur çdo kontakt me familjen e tij.

Shqiptari është i gjatë rreth 1.80 m, peshon rreth 120 kg, fytyrë ovale, sy kafe dhe flokë të zinj.

Nuk dihet çfarë kishte veshur në momentin kur doli nga shtëpia.

“Luten qytetarët që mund të japin ndonjë informacion për këtë person të kontaktojnë njësinë më të afërt të Policisë dhe të telefonojnë në numrin falas të telefonit 112! Mos harroni se çdo informacion mund të kthejë në familje një person të zhdukur!”, njoftojnë zyrtarët e policisë rumune.