Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident në Dimal. Mësohet se një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë është plagosur 18-vjeçari, Marinel Kaja.

Raportohet se gjendja e tij është e rëndë dhe është transportuar spitalit të Trumës në Tiranë për shkak të plagëve në kokë.

Efektivët e policisë, që kryen edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, kanë konfirmuar se shkak është bërë shpejtësia me të cilën qarkullonte motoçikleta në kthesë, ku edhe ka humbur kontrollin.