Një mësuese shqiptare është vlerësuar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar për kontributin e saj profesional.

Mimoza Baçi ka marrë titullin mësuesja e vitit në Mbretërinë e Bashkuar nga “FETN” (Rrjeti Tutorial i Arsimit të Mëtejshëm).

“Jam shumë e prekur dhe me të vërtetë krenare për veten dhe ekipin me të cilin punoj! Faleminderit FETN për njohjen, do të thotë shumë”, tha Mimoza pas marrjes së çmimit.

Ajo ka punuar në “Barnet” dhe “Southgate College” për më shumë se nëntë vjet në një sërë rolesh, por aktualisht punon në “Shërbimet e Studentëve”, për të ndihmuar studentët të arrijnë qëllimet e tyre dhe të përparojnë në edukimin e tyre përmes mësimeve.

Mimoza mori çmimin e saj në “Konferencën Vjetore” të “FETN” në Sheffield, e shoqëruar nga kolegët e “Shërbimit Studentor Franca Marchese” dhe “Christie Tsupra”.