Andi Lala është 35-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13.

I riu ishte duke kryer prerjen e një peme pesha e së cilës ka bërë që ai të humbasë ekuilibrin dhe të bie nga koshi i vinçit.

Mësohet se ai ishte punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit.