Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit “BMW X6” që përfundoi në pedonalen e digës së Liqenit Artificial.

Bëhet fjalë për një djalë të moshës së 26-vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit, Eldi Allushi teksa dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” në drejtim të digës. Voxnews ka publikuar foton e tij.

Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.