Është identifikuar personi i cili dyshohet se ka plagosur efektivin e policisë mbrëmjen e sotme.

Kleand Bozhani, 42-vjec dyshohet si autori i plagosjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Edlir Alleshi.

Bozhani, rezulton të jetë trup shumë i dobët, rreth 180 cm, veshur me tuta dhe bluzë gri, kapele të zezë.

Autori e ka qëlluar efektivin, teksa ky i fundit ka qenë duke e kontrolluar.

Bozhani kishte disa kohë që ishte kthyer nga Italia në Shqipëri.

Po ashtu mësohet se ka qenë një telefonatë në sallën informative të policisë së Tiranë, ku denoncohej se një person rreth të 30-ve që mbante në kokë një kapele të zezë po lëvizte i armatosur në zonën e Kinostudio, ajo që ka vënë në lëvizje autoritetet.

Autori besohet se është larguar me një automjet targën e të cilit policia tashmë e ka fiksuar dhe po kërkohet.

Ende nuk dihet nëse autori është ndihmuar nga  një person tjetër apo është larguar i vetëm me makinë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen ‘Kinostudio’, në rrugën ‘Hysen Xhura’ në Tiranë.