Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi që të hynte me forcë brenda ambienteve të Komisariatit të Sarandës, duke kundërshtuar punonjësin e policisë.

”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati.’’, njofton policia.