Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak momente më parë në Tiranë në zonën e pediatrisë. Një efektiv i forcave “Shqiponja” me emrin Edlir Alleshi ka mbetur i plagosur.
Forcat Shqiponja kanë qenë në ndjekje të një personi, i cili i është kthyer duke qëlluar me armë drejt efektivëve.
Plumbat kanë kapur policin Alleshi, i cili është dërguar menjëherë në spital tek Trauma.
Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën teksa po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Ndërkohë policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit.