Ilmi Ismaili, është 60-vjeçari, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri dy familjarë të tij, dhe plagosi një tjetër, pas një sherri për një vendparkim.

Sipas mediave maqedonase, pas zënkës ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy familjarëve, duke i lënë të vdekur, ndërsa një familjar i tretë ka pësuar plagë të rënda.

Gjithashtu nga ngjarja ka mbetur dhe vetë i lënduar.

Mësohet se i dyshuari para disa viteve ishte kthyer nga emigrimi dhe jetonte në fshat.

“Zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 60-vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.